LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Bordit për menaxhim të integruar të kufirit

Mbahet takimi i Bordit për menaxhim të integruar të kufirit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i Bordit për Menaxhimin e Integruar, ndërsa u tha se në të ardhmen duhet të krijohen programe të avancuara për kontroll të kufirit  si formë e avancuar e teknologjisë në mënyrë që trupat e kontrollit fizik të orientohen në angazhime tjetra.

Në këtë takim morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministrat, Isa Xhemajlaj, Milan Radjoevic, drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, drejtori për Kufi i Policisë së Kosovës, Shaban Guda dhe përfaqësues tjerë të agjencive dhe partnerëve ndërkombëtarë.


Me këtë rast ministri Sefaj tha se do ta kenë përkrahjen e tij sa i  përket shtyrjes së politikave në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit të cilat dalin nga strategjia kombëtare e MIK-ut.

“Të gjithë së bashku duhet të shikojmë që në të ardhmen të krijohen programe të avancuara në bazë të koncepteve bashkëkohore për kontroll të kufirit  si formë e avancuar e teknologjisë në mënyrë që të trupat e kontrollit fizik të orientohen në angazhime tjetra”, theksoi ministri Sefaj.

Në njoftim thuhet se njëra ndër pikat më të rëndësishme është vlerësimi i rolit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (QKMK) dhe për mënyrat  se si të zgjidhen modalitetet më të mira që ka ky koncept për ofrimin e sigurisë kufitare në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast zëvendësministri, Isa Xhemajlaj theksoi se do të angazhohet konkretisht për të gjetur modalitetet më të mira sa i përket avancimit të rolit të QKMK-së, e cila ka një përgjegjësi të madhe në parandalimin e krimit në kufi dhe lehtësimin për qasje në të dhëna për agjencitë e zbatimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori