LAJMI I FUNDIT:

Mbahet punëtoria e parë “Angazhimi i Profesionistëve nga Disapora”, program ky që do të angazhojë 20 ekspertë nga diaspora

Mbahet punëtoria e parë “Angazhimi i Profesionistëve nga Disapora”, program ky që do të angazhojë 20 ekspertë nga diaspora

Germin sot ka mbajtur punëtorinë e parë në kuadër të programit “Angazhimi i Profesionistëve nga Diaspora”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë nga diaspora, si dhe u diskutua mbi nevojat e organizatave për ekspertizë nga diaspora.

“Kjo punëtori shërbeu si nismë për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e organizatave për ekspertizë, por edhe format më të mira të përfshirjes së ekspertëve nga diaspora”, thuhet në njoftim.

Drejtori i organizatës Germin, Lirim Krasniqi, tregoi që ky program do të zgjasë pesë vjet dhe qëllimi është që përgjatë tij, afro 20 ekspertë nga diaspora të angazhohen për 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë.

“Ne do të bëjmë vlerësimin e nevojave e organizatave në mënyrë që të përshtaten profilet e profesionistëve që janë pjesë e rrjeteve tona. Ne do të jemi të gatshëm për cdo teknikalitet, në mënyrë që ky angazhim të jetë storie suksesi për secilën organizatë që përfshihet në këtë projekt”, tha Krasniqi.

Arian Musliu nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale Mjekësore, tha që duhet punuar një strategji në mënyrë që të caktohen saktë përgjegjësitë e ekspertëve.

“Duhet definuar paraprakisht se cili është roli i ekspertit të rikthyer në mënyrë që të mos kesh telashe dhe organizatat të mos i caktojnë detyra që nuk i takojnë, por duhet të kesh një plan të qartë të veprimit”, tha Musliu.

Për Egzon Gashin nga Teach for Kosova, një organizatë që për qëllim ka sigurimin e qasjes së të gjithë nxënësve në arsim cilësor, eksperti për këtë fushë do të ishte i domosdoshëm.

“Një ekspert i arsimit mbi moshën 22 vjeçare me qëllim të zhvillimit të strategjisë së arsimit për Teach for Kosova por edhe me projekte të reja”, u shpreh Gashi.

Si pjesë e këtij programi, do të zhvillohet edhe një platformë virtuale për angazhimin e ekspertëve të diasporës për OJQ-të lokale, si dhe me qëllim të rrjetëzimit e profileve të ndryshme profesionale dhe organizatave.

Ky aktivitet u organizua nga GERMIN, me mbështetje të Programit për Angazhimin e Qytetarëve, një partneritet ndërmjet USAID në Kosovë, si dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Lajme
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2024

Vaktia e Ramazanit 2024

Lajme
Kalo në kategori