LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gara “Sfida e Kodimit” – tri shkollat fituese do ta përfaqësojnë Kosovën në sfidën rajonale

Mbahet gara “Sfida e Kodimit” – tri shkollat fituese do ta përfaqësojnë Kosovën në sfidën rajonale

British Council në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë organizuar gjatë ditës së mërkurë “Sfidën e Kodimit”, në kuadër të programit “Shkollat e Shekullit 21”.

Gjatë kësaj sfide janë vlerësuar rreth 39 projekte të dorëzuara nga shkollat, një juri ekspertësh ka zgjedhur 17 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Prishtinë.

Tri nga këto shkolla të cilat u përzgjodhën si fituese, morën edhe shpërblime, ndërsa do të jenë përfaqësues të Kosovës në sfidën Rajonale.

Çmimin e parë e ndau ministrja e MASHTI-t, Hykmete Bajrami, të dytin e ndau ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ndërsa të tretin e ndau, Angus Bjarnason.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha gjatë fjalës së tij në këtë organizim, se projekti Shkollat e Shekulli 21, është bashkëpunimi më i rëndësishëm që ka Mbretëria e Bashkuar me Kosovën.

Ai u shpreh i nderuar që është pjesëmarrës me këtë organizim, të cilin e vlerësoi lartë.

“Ne do të punojmë së bashku sepse këto janë aftësitë që i duhen nxënësve, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Kosovë, këto aftësi janë zgjidhja e problemit, mendimi kritik dhe kodimi. Shkollat e Shekullit 21 është program shumë i rëndësishëm sepse po punojmë të krijojmë një ambient ku nxënësit përfshihen më shumë në procesin e mësimit”, tha Abbott.

Ai u shpreh i bindur se fituesit e kësaj sfide do ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën në Sfidën Rajonale.

Ndërsa, ministrja e MAShTI-t e konsideroi programin e shkollave të shekullit 21, si një nga iniciativat më të rëndësishme në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët me qëllim të avancimit të dijes së nxënësve.

Bajrami përmendi edhe faktin se vitin e kaluar në një garë të tillë rajonale, Kosova është renditur në vendin e dytë, ndërsa uroi që këtë vit, vendi ynë ta marrë vendin e parë.

Në fund të këtij organizimi, u ndanë edhe çmime për tri projektet më të mira pjesëmarrëse në këtë garë, e cila synon të frymëzojë të rinjtë të zgjidhin probleme të jetës së përditshme, me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet, përmes programimit të pajisjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori