LAJMI I FUNDIT:

Mbahet Festivali i filmit gjerman në Maqedoni, i mbështetur nga ProCredit Bank

Mbahet Festivali i filmit gjerman në Maqedoni, i mbështetur nga ProCredit Bank

Si banka e vetme gjermane në Maqedoninë e Veriut, ProCredit Bank edhe këtë vit e mbështet Festivalin e filmit të ri gjerman. Tradicionalisht, për 14 vite, ky festival i filmit gjerman e afron kulturën dhe gjuhën gjermane me dashamirët e filmit në Maqedoni.

Ky festival do të hapet më 2 maj me komedinë “100 punë” që trajton temën e materializmit në ditët e sotme. Festivali do të vazhdojë edhe më 3 maj dhe do të emitojë filma deri më 6 maj. Emitimi i filmave do të jetë në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut: Kavadarci, Kumanovë, Gjevgjeli, Prilep, Ohër, Radovish, Shtip, Tetovë dhe Manastir.


Si çdo vit, ky festival jep mundësi të promovim të filmave të repertuarit të ndryshëm nga Gjermania, duke i prezentuar publikut të Maqedonisë dramë, komedi dhe tragjikomedi, filma familjar, filma për fëmijë, filma dokumentar dhe filma me metrazhë të shkurtë.

Filmat janë zgjedhur që të kënaqin shijet e gjithësecilit, që të garantohet suksesi i njejtë me festivalet botërore të filmit. Njëri nga filmat ishte i nominuar për çmimin “Ariu i artë” në Berlinale.

Për herë të parë në festival do të marrin pjesë Heinz Hermanns, drejtori i festivalit “Interfilm” dhe Aletta von Vietinghoff, e njohur për montazhë në Berlin. Këta ekspert do të kenë ligjeratat e veta me studentë të fakulteteve të filmit.

Më shumë për festivalin në fjalë mund të mësoni KËTU