LAJMI I FUNDIT:

Mbahet edicioni i 18-të i panairit të Turizmit dhe Sportit

Mbahet edicioni i 18-të i panairit të Turizmit dhe Sportit

Më 5 dhe 6 maj 2022 do jetë i hapur për vizitorë edicioni i 18-të i panairit të Turizmit dhe Sportit.

Kompania Congress & Event Organization (CEO) në bashkëpunim me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) si dhe partneret tjerë nga federatat dhe klubet sportive njofton të gjitha bizneset, operatorët dhe adhuruesit e turizmit se këtë vit organizon edicionin e 18-të të panairit të Turizmit dhe Sportit, i vetmi i këtij lloji në vend.


Kjo ngjarje e madhe organizohet në qendër të Prishtinës, pranë Pallatit të Rinisë.

Veçanti e këtij edicioni është pjesëmarrja rajonale dhe përfaqësimi zyrtar i shteteve si Malit të Zi, i cili përfaqësohet nga Organizata Kombëtare Turistike së bashku me shtatë komuna, grupe të shoqatave dhe bizneseve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut së bashku me Komunën e Strugës dhe Italia me biznese nga regjioni i Puglias.

Bashkëpunimi me OHTK-në për organizimin e këtij panairi, ka mundësuar sjelljen e mbi 20 biznese vendore, ndërsa pavijonin e sportit e ka mbështetur nga MKRS-ja, në mesin shumë klubeve janë edhe Klubi Alpin Prishtina dhe Kayak Kosova.

Bizneset dhe organizatat e ndryshme turistike e sportive, falë numrit të madh të vizitorëve në panair tash e 17 vite, do të përfitojnë shumë në aspektin e afirmimit të tyre dhe lidhjes së drejtpërdrejtë që do ta krijojnë me klientët

Në anën tjetër vizitorët do të kenë mundësinë për t’u informuar rreth ofertave, vendeve të cilat mund t’i vizitojnë dhe atraksioneve turistike si në Kosovë po ashtu edhe në rajon.

Qëllimi i këtij panairi vazhdon të jetë promovimi i turizmit vendor dhe rajonal duke shërbyer si udhëzues i pikave dhe atraksioneve turistike.

Në panair nuk do të mungojnë edhe kompanitë private të cilat synojnë të promovojnë aktivitetet e tyre si turizmin malor dhe veprimtari të tjera turistike.

Ju ftojmë ta vizitoni këtë ngjarje të veçantë për turizmin dhe sportin duke menduar për pushimet dhe aventurat juaja të ardhshme.

Edicioni i 18-të i panairit të Turizmit dhe Sportit organizohet nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.