LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2019

Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2019

Ministria e Financave njofton se më 19 shkurt 2019 do të mban ankandin e tretë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/