LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2019

Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2019
Valuta euro | Foto: Michael Nagle/Getty Images/Guliver

Ministria e Financave njofton se më 12 mars 2019 do të mbahet ankandi i katërt me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 30 milionë euro.


“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Ankandi i Letrave me Vlerë | Foto: Ministria e Financave