LAJMI I FUNDIT:

Mbahet afati i dytë i testit të Maturës, ministri Bytyqi thotë se nuk pati parregullsi

Mbahet afati i dytë i testit të Maturës, ministri Bytyqi thotë se nuk pati parregullsi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka përcjellë nga afër mbarëvajtjen e Provimit të Maturës shtetërore, me ç’rast ka vizituar sot gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ai me këtë rast bëri të ditur se në të gjitha shkollat testimi ka filluar në kohë dhe se nuk ka pasur asnjë problem.


Sipas tij, Komisioni ka bërë një punë të mirë, pasi që testi është përgatitur dhe është shpërndarë me kohë.

“Është gjë pozitive që është parë një seriozitet edhe në pjesën e parë të testit të maturës, një përgjegjësi e madhe edhe e komisionarëve dhe administratorëve dhe kjo ka reflektuar edhe në pjesën e dytë. Nga informacionet kemi mësuar se nuk ka pas problematika në asnjë shkollë dhe kjo ka një vlerë sepse ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi, që Testi i Maturës të kalojë pa ndonjë problem që do mund të ndikojë në rezultatin e nxënësve”, tha ministri Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, bëri të ditur se janë gjithsej 967 nxënës që iu kanë nënshtruar testimit në Prishtinë, në 10 qendra, ndërsa shtoi se administrimi ka qenë në nivel dhe se ka ngritje të cilësisë.

“Kemi një telashe të vogël se në disa shkolla, disa maturantë nuk iu kanë nënshkruar këtij procesi, sepse kanë qenë të pa interesuar. Mirëpo, kjo është çështje e tyre, informimin e kemi bërë me kohë. Deri tash, ata që kanë qenë prezent çdo gjë ka shkuar në rregull. Vërejta në monitorim, në shkollën ’28 Nëntori’ se prej 145 nxënësve nuk ishin diku rreth 40 për qind të fëmijëve, sepse kemi të bëjmë me arsimin e të rriturve që e kanë parë veten sigurisht të papërgatitur për maturë dhe kanë heq dorë. Ajo ka qenë përzgjedhja e tyre, ne nuk mund të ndërhyjmë në atë proces”, theksoi ai.

Krejt në fund, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi foli edhe për librat që do të shpërndahen për nxënësit e shkollave fillore të ciklit të ulët dhe të mesëm, me ç’rast theksoi se deri në fund të javës së parë të shtatorit, të gjitha shkollat do të pajisen me librat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori