LAJMI I FUNDIT:

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në Mal të Zi

Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në Mal të Zi

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku duke shtuar se ky largim i këtij sigurimi do të jetë përgjithmonë.


“Pasnesër, pra më 25 qershor në Podgoricë nënshkruhet marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar prej 15 euro. Pas këtij nënshkrimi, nga 1 korriku qytetarëtr nga Kosova nuk do të paguajnë 15 euro për të hyrë në Mal të Zi. Largimi i këtij sigurimi do të jetë i përhershëm”, tha Mazreku. /Telegrafi/