LAJMI I FUNDIT:

Mazda tregon siluetën e modelit të ri (Foto)

Mazda tregon siluetën e modelit të ri (Foto)

Gjatë muajit të kaluar, Mazda ka barë të ditur se do të prezantojë një model të ri në Tokyo Motor Show.

Tani që ky organizim është shumë afër fillimit, prodhuesi japonez ka treguar disa silueta të veturës, që përmban gjuhën e re dizajnuese të kompanisë, transmeton Telegrafi.

E tëra që shihet janë linjat e mprehta dhe me përfundime të kujdesshme, që pritet se do t’i rrisin aerodinamikën.

Në anën tjetër nuk është dhënë asnjë informatë, se çfarë do të përmbajë kjo veturë, ndërsa pritet që të ketë risi edhe nga modele tjera. /Telegrafi/