LAJMI I FUNDIT:

Mazda Miata 2019 me ndryshime pozitive, por edhe çmim më të lartë (Foto)

Mazda Miata 2019 me ndryshime pozitive, por edhe çmim më të lartë (Foto)

Ndryshimet pozitive dhe shumë të kërkuara për Mazda MX-5 Miata RF, vijnë me çmim më të shtrenjtë

Pasi u përditësua me motor më të fuqishëm dhe sistem të sigurisë, ishte çështje kohe kur Mazda do vendoste një tavan më të përshtatshëm për MX-5 Miata RF, transmeton Telegrafi.


Vetëm pak ditë para se ky model të del në shitje, u bë e ditur se nën kapak do ta ketë motorin 2.0-litra që prodhon 181 kuajfuqi. Për 26 njësi më i fuqishëm se modeli i mëparshëm.

Blerësit mund të zgjedhin sistemin e transmisionit manual, apo standardin automatik prej gjashtë shpejtësive.

Përditësimet tjera përfshijnë mekanizmin e timonit prej alumini, që ia zbret peshën në masë të madhe, kamerat në pjesë të ndryshme, ai dhe sistemin e frenave për lëvizje në rrugë urbane.

Por, këto ndryshime pozitive dhe shumë të pritura te MX-5 Miata RF, nuk vijnë falas.

Çmimi i modelit bazë është 33,335 dollarë, për 745 dollarë më i shtrenjtë se i mëparshmi.

Në anën tjetër, versioni automatik kushton 34,410 dollarë, apo 610 dollarë më shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar. /Telegrafi/