LAJMI I FUNDIT:

Mazda CX-3 do të arrij deri në fund të vitit në Evropë

Mazda CX-3 do të arrij deri në fund të vitit në Evropë

Crossoveri më i vogël i Mazdas së shpejti do t’i japë fund karrierës së tij në Evropë, por do të vazhdojë të ofrohet në disa tregje të tjera.

Pas tërheqjes së tij nga tregu amerikan në maj, modeli CX-3 i Mazda së shpejti nuk do të jetë më i disponueshëm për klientët evropianë, gjë që nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera të shitjeve që kompania japoneze e veturave po arrin me modelin CX-30.


Shpërndarësit e Mazda në disa vende evropiane kanë njoftuar se CX-3 do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit, duke e bërë CX-30 SUV / crossover më i vogël që do t’u ofrohet klientëve të mundshëm vitin e ardhshëm.

Në njoftimet e mëparshme, Mazda zbuloi se gama e makinave të etiketuara CX do të plotësohet me disa modele të reja gjatë dy viteve të ardhshme.

Evropianët do të mund të llogarisin në CX-50, CX-60 dhe CX-80 (me tre rreshta sediljesh), dhe po përgatiten motorë të rinj SkyActiv me gjashtë cilindra, të cilët do të kombinohen me teknologjinë hibride “plug-in”. /Telegrafi/