LAJMI I FUNDIT:

May: Më shumë gjasa pa Brexit sesa pa marrëveshje

May: Më shumë gjasa pa Brexit sesa pa marrëveshje

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Teresa May, është duke bërë përpjekjet e saj të fundit për të bindur deputetët që të mbështesin marrëveshjen për Brexit, ndërkohë që hedhja në votim për këtë çështje do të bëhet të mekurën.

May pritet të mbajë fjalim sot, për të paralajmëruar se Parlamenti më lehtë mund të bllokojë Brexit-in, sesa të largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje.


Gjatë një takimi që pritet të zhvillojë me  punëtorët e një fabrike,  May do të thotë të hënën: “Siç e kemi parë gjatë javëve të fundit, ka disa të cilët do të dëshironin të vononin ose madje të ndalonin Brexit-in dhe të cilët do të përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion për ta bërë këtë “, raporton BBC.

Ajo do të shtojë se beson se deputetët  kanë më shume gjasa që ta bllokojnë Brexit-in sesa të realizohet një skenar pa marrëveshje.

Ajo ka thënë se do të ishte katastrofike në rast se rezultati i referendumit për daljen e Britanisë së madhe nga BE, nuk zbatohet.

Ndërsa laburistët kanë paralajmëruar votë mosbesimi ndaj kryeministres May në rast  të humbjes.

Lideri  Jeremy Corvyn  i tha BBC-së,  se laburistët do të votojnë kundër marrëveshjes dhe se do të nisin përgatitjet për zgjedhje të përgjithshme në rast të dështimit të votimit të marrëveshjes. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori