LAJMI I FUNDIT:

Maxi Lopez e falënderoi Icardin që e mori me vete Wandan, vjen reagimi i ish-bashkëshortes

Maxi Lopez e falënderoi Icardin që e mori me vete Wandan, vjen reagimi i ish-bashkëshortes
(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Në botën e futbollit thuajse gjithmonë përbëjnë lajm deklaratat e Maxi Lopez, Mauro Icardi dhe Wanda Nara, kur është fjala për lidhjen e pazakontë ndërmjet tyre.

Wanda ka qenë e martuar me Lopez, në kohën kur Icardi ishte bashkëlojtar me të dhe më pas ia kishte marrë bashkëshorten shokut të tij të skuadrës, me të cilën më vonë u martua dhe e ka edhe përfaqësuese.

Maxi Lopez thotë se e ka falur Icardin për tradhtinë skandaloze me ish-gruan e tij, Wanda Nara
Lexo po ashtu Maxi Lopez thotë se e ka falur Icardin për tradhtinë skandaloze me ish-gruan e tij, Wanda Nara

Në ndërkohë, në një deklaratë më të fundit për Club 947, Maxi ka thënë se ia ka falur Mauros, për më shumë e ka palënduar atë që e ka marrë Wandan me veten.


https://www.instagram.com/p/B3fCjzBI-F1/

“Kam zgjedhur të jem i lumtur dhe kam bërë një zgjedhje për mënyrën e jetesës… Lidhja ime dështoi, por nga ajo u bëra baba… Ia kam falur Icardit dhe nuk kam probleme me të. Qëllimi im në jetë, krahas futbollit, në aspektin njerëzor, është që ta gjej dhe t’ua siguroj lumturinë fëmijëve të mi”.

“Përveç faljes, e falënderoj (Icardin) sepse e mori me vete Wandan”, citon Corriere dello Sport fjalët e 35-vjeçarit.

Dhe derisa duhet të jetë e kujdesshme në reagimet publike kundrejt ish-bashkëshortit të saj, bukuroshja argjentinase nuk ka mundur të mos bëjë një publikim në rrjetet sociale që besohet se është dedikim për Maxin.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

“Respekti është si paratë: Mund ta kërkosh, por është më mirë që ta fitosh”, ka shkruar 32-vjeçarja në një mbishkrim në InstaStory. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Kalo në kategori