LAJMI I FUNDIT:

Maxhuni: Trenin e ndalen institucionet e Kosovës

Maxhuni: Trenin e ndalen institucionet e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka theksuar të hënën se vendimi politik për ndaljen e trenit që ka udhëtuar nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, ka qenë i krerëve të institucioneve të Kosovës.

Maxhuni, gjatë raportit të tij para Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, nuk ka pranuar që të lëshohet në emra të përveçëm.


“Sa i përket veprime operative, çdo veprim policor, duke e përfshirë edhe dislokimin e njësiteve policore atje, ka ardhur me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimin politik e kanë marrë institucionet e Kosovës, derisa unë kam qenë i ngarkuar për menaxhimin operacional gjatë gjithë asaj dite”, ka shtuar Maxhuni. /Telegrafi/