LAJMI I FUNDIT:

Maturantja largoi qepallat, partneri i saj nuk i besonte syve se çfarë po shihte (Video)

Maturantja largoi qepallat, partneri i saj nuk i besonte syve se çfarë po shihte (Video)

Një video qesharake, ku një adoleshente i largon qepallat pas mbrëmjes së maturës – u bë virale fal partnerit të saj, që reagoi i hutuar ndaj asaj që shihte.

Amanda Zimmerman nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar shoqen e saj Kayleigh O’Kane teksa i hiqte këto pjesë false në prani të Joe Petrocelli, i cili mbeti gojëhapur, transmeton Telegrafi.


“Ai nuk po i besonte syve se çfarë po shihte, mbeti si i ngrirë. Por, unë e bëra një video të përkeyr, ku përfshihen të dy skenat”, ka shkruar Zimmerman në postimin që bëri në SnapChat.

Megjithëse nuk e frekuenton shumë Twitterin, ajo e postoi të njëjtin filmim edhe në atë rrjet social, duke bërë që të shpërndahet 66 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/