LAJMI I FUNDIT:

Maturantët të interesuar më shumë për inxhinieri dhe mjekësi

Maturantët të interesuar më shumë për inxhinieri dhe mjekësi

Drejtimi i Mjekësisë dhe inxhinierisë janë më të kërkuarit këtë vit që maturantët të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës. Sipas njohësve të arsimit, kjo është pozitive deri sa studentët thanë që po zgjedhin këto drejtime për shkak mundësive që u ofrojnë.

5 mijë e 497 studentëve këtë vit Universiteti i Prishtinës ua ka hapur dyert. Por, ndryshe nga herët e tjera, studentët më shumë i janë drejtuar dyerve të Fakultetit Mjekësisë dhe atij teknik.

E maturantja, Kosovare Uka dokumentet i ka dërguar në këtë të fundit, sipas saj, ky fakultet do t’i ofroj punë më shpejtë në të ardhmen.

“Me ndihmën që më thanë këtu, se mundemi me gjetë nëse vazhdon në këtë fakultet edhe në kompani shumë të mëdha thash pse mos ta provojë. Ndoshta kam fat dhe pranohem”, u shpreh maturantja, Kosovare Uka.

Kosovare Uka, maturante

Ndërsa, prorektorja për arsim, Mimoza Ibrani tregoi për drejtimet specifike më të dëshiruara për studentët deri tani.

“Programët më të kërkuara janë ato të cilat ofrohen nga fakulteti i mjeksisë, prinë mjekësia e përgjithshme, pastaj stomatologjia, infermieria, stomatologjia e kështu me radhë pastaj kemi një numër të konsiderueshëm të aplikimeve në programin inxhinieri softuerike, kompjuterike, programi shkenca kompjuterike, në programin psikologji, gjuhe angleze dhe gjermane,” tregoi më shumë prorektorja, Mimoza Ibrani.

Mimoza Ibrani, prorektore

Numri i madh i aplikimeve në këto drejtime sipas njohësve të arsimit është dukuri pozitive.

“Po mendoj që ky është sinjal i vendeve të punës edhe në Kosovë edhe në Evropë madje edhe në botë profesionet në inxhinieri dhe IT janë profesionet më të kërkuara dhe ka vende të reja pune për këto profesione,” ka thënë njohësja e arsimit, Bardha Qirezi.

Bardha Qirezi, njohëse e arsimit

Fakulteti me më pak aplikues është programi edukim fizik dhe sport.

Aplikimi për maturantë në Universitetin e Prishtinës, është i hapur deri më 19 korrik./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori