LAJMI I FUNDIT:

Matuidi: Napoli do të konkurrojë deri në fund, por titullin do ta fitojë Juve

Matuidi: Napoli do të konkurrojë deri në fund, por titullin do ta fitojë Juve

Blaise Matuidi pret që Napoli ta shoqërojë Juventusin në krye të tabelës deri në fund të sezon, por është i bindur se Zonja e Vjetër do të shpallet kampion.

Mesfushori iu bashkua Bianconerëve këtë sezon nga Paris Saint-Germaini dhe ka folur për fillimin e mirë të sezonit nga Partenopei.


Matuidi është në sezonin e tij të parë te Juve (Juventus)

“Nuk jam i befasuar nga ngritja e Napolit. Ata po bëhen gjithnjë e më të mirë. Lojtarët kanë luajtur bashkë qe një kohë të gjatë dhe ata do të na qëndrojnë pranë deri në fund të sezonit”.

Matuidi: Kam kualitet për të luajtur për klube të mëdha
Lexo po ashtu Matuidi: Kam kualitet për të luajtur për klube të mëdha

“Është një sezon i gjatë, por jam i sigurt se në fund Juventusi do ta fitojë titullin”, ka deklaruar Matuidi për Sky.

Juventusi ka mbetur dy pikë prapa Napolit (Juventus)

Sa i përket përshtatjes së tij te klubi i ri, mesfushori ka thënë se për të është e rëndësishme që trajneri Massimiliano Allegri ka besim tek ai.

“Paraqitjet e mia me klubin i përcaktojnë ato me Francën, prandaj jam i kënaqur me atë që bëj te Juventusi”, është shprehur lojtari.

Juve këtë fundjavë luan kundër Lazios dhe fitorja do ta kthente në krye të tabelës së paku derisa të luajë Napoli.

Zonja e Vjetër e ka fituar titullin e Serie A në gjashtë vitet e fundit (Juventus)

“Është një ndeshje sa e bukur aq edhe e vështirë. Ata kanë shumë vetëbesim, por ne po luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë”, ka shtuar Matuidi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori