LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Matoshi: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Halil Matoshi këshilltari për media nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se raportet mes shtetit të Surinimat janë të mirë dhe nuk ka tërheqje të njohjes, ashtu siç pretendohet.


“Në të Drejtën Ndërkombëtare nuk ekziston ç’njohja apo tërheqja e njohjes. Mund të ekzistoj ngrirja e marrëdhënieve përkatësisht tërheqja e stafit diplomatik për çka Surinami nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me Kosovën (ambasadë në Kosovë). Tërheqja është spekulim. Kosova dhe Surinami nuk kanë ngrirje të raporteve dhe se Kosova ka raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj”, tha Matoshi.

Ishte ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili kishte deklaruar për mediat në Beograd se Qeveria e Surinamit e kishte informuar Serbinë se e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq tha në një konferencë për gazetarë se për këtë është informuar mbrëmë nga ministrja e Jashtme e Surinamit, ndërsa gjatë natës ka arritur edhe njoftimi zyrtar.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka mbi 550 mijë banorë.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori