Gjatë vizitës zyrtare që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në këtë shtet, ka marr përgjigjeje të qartë se për ta demarkacioni është çështje e mbyllur.
Këtë Pacollit ia ka bërë me dije homologu malazez Sërgjan Darmanoviq.
Por, në Qeverinë e Kosovës, ende besojnë se ka vend për biseda në këtë çështje.
Drejtori i Zyrës për komunikim në Qeverinë Haradinaj, ka thënë se kohë më parë zyrtarë të lartë të shteti të Malin të Zi janë shprehur të gatshëm për bisedime.
“Kohë më parë zyrtarët e lartë shtetëror të Republikë së Malit të Zi ishin deklaruar se janë të gatshëm të bisedojnë me palën kosovare për të sqaruar procesin e demarkimit të kufirit mes dyja shteteve. Në të njëjtat valë ishte edhe kryediplomati malazez Sërgjan Darmanoviq, i cili ka thënë se Mali i Zi, se pala malazeze, do të jetë e hapur për bisedime me miqtë dhe partnerët kosovarë”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.
Megjithatë, deklarimet e fundit të zyrtarëve të Malit të Zi, duke përfshirë edhe Daramanoviq nuk tregojnë që shteti mi i ri i NATO-s, është i gatshme për ta rinegociuar marrëveshjen e 26 gushtit të vitit 2015, të nënshkruar në Vjenë.
“Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona dhe një komision ndërkombëtar. Siç kam deklaruar më herët, Demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë kryediplomati malazez pas takimit me Pacollin.
Por, Matoshi thotë se marrëveshja e Vjenës, parasheh korrigjime dhe po ashtu edhe dërgimin në Arbitrazh.
“Qeveria Haradinaj po e pret të përfundojë procesi dhe të shohë raportin e detajuar të Komisionit shtetëror dhe tek pastaj do të ndërmarr hapat e mëtejmë conform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ju rikujtojmë se Marrëveshja e Vjenes e 26 gusht 2015 – neni 2 i kësaj Marrëveshje nuk e perjashton mundesine e korrigjimit te procesit – porse përmban edhe dispozitën që përcakton se nëse palët pajtohen për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar”, ka thënë Matoshi.
Ramusha Haradinaj që në marrjen e postit të kryeministrit ka filluar punën lidhur me demarkacionin, duke shkarkuar Komision Shtetëror i cili kishte udhëhequr punën dhe duke emëruar një komision të ri.
Nga marrëveshja e vitit 2015, Kosova vlerësohet sa ka humbur territor 8000 hektarë. /Lajmi.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
Intervistë me Dr. Nikolla Hristov, kirurg kardiovaskular në Klinikën Zhan Mitrev
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia