LAJMI I FUNDIT:

Matematika për fëmijë, tani në AppStore dhe PlayStore

Matematika për fëmijë, tani në AppStore dhe PlayStore

Është koha për të mësuar mbledhjen, zbritjen, shumëzimin dhe pjesëtimin.

Me këtë aplikacion, fëmijët tuaj lehtësisht mund të mësojnë matematikën bazike duke përfshirë Mbledhjen, Zbritjen, Shumëzimin dhe Pjesëtimin, në mbi 9 nivele të ndryshme duke përfshi mbi 600 ushtime si dhe një test që do t’ju sigurojë suksesin në këtë cikël mësimi.


Aplikacioni “Matematika për fëmijë” vjen me një dizajn të pastër e të thjeshtë dhe ka një eksperiencë të përshtatshme, përmes te cilës fëmijët tuaj do ta kuptojnë idenë dhe logjikën e përdorimit, pa pasur nevojë të kalojnë nëpër procedura të ndërlikuara.

Grafika e kualitetit të lartë, animacionet e bukura dhe mënyra interaktive e mësimit të numrave dhe operacioneve matematikore për fëmijë përmes shkrimit të numrave me dorë, janë disa nga arsyet që e bëjnë “Matematika për fëmijë” aplikacionin numër 1, kur mundoheni të gjeni një aplikacion edukativ për fëmijët tuaj.

Ky aplikacion mund të jetë mësuesi më i mirë i mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjestimit për fëmijët tuaj, sepse:

Një: Mësimi me efiçencë maksimale dhe produktivitet i operacioneve matematike sepse ka 9 nivele të ndryshme dhe një test në fund. Fëmijët tuaj gjithmonë mund të kthehen dhe të ri-shikojnë mësimet dhe kur të jenë gati, të testohen.

Dy: Brenda aplikacionit, ju si prind, mund ti ndihmoni fëmijët tuaj të mësojnë matematikën në formë interaktive, ku ju mund të vendosni njërin komponent/numër dhe fëmija juaj ta gjejë rezultatin.

Tre: Në vend se të vendosen numrat në mënyrë digjitale, fëmijët tuaj përmes shkrimit të tyre me dorë, aplikacioni mëson edhe shkrimin e numrave.

Karakteristikat e këtij aplikacioni janë në dispozicion pa pagesë për 3 ditë, ku mund të provohet aplikacioni dhe te eksplorohet, para se ju ta paguani abonimin tuaj.

Karakteristikat e aplikacionit:
– Dizajn i pastër dhe i thjeshtë me një eksperience intuitive të përdorimit
– Kualitet i lartë i grafikës dhe animacionit
– Lehtësisht mësohet mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi
– Mënyra interaktive e mësimit prind-fëmijë
– I përshtatshëm për fëmijët e nivelit parashkollor dhe të shkollës fillore
– 3 ditë provim pa pagesë

Shkarkoni aplikacionin Matematika për fëmijë në pajisjen tuaj:
AppStore: https://apps.apple.com/al/app/math-board-learning-math/id1508338077
PlayStore: https://play.google.com/store/apps/details?id=education.trigonom.math