LAJMI I FUNDIT:

‘Matematika’ japoneze, nga Toyota pretendojnë se nuk kemi nevojë për vetura elektrike për të shpëtuar botën

‘Matematika’ japoneze, nga Toyota pretendojnë se nuk kemi nevojë për vetura elektrike për të shpëtuar botën

Toyota ka kryer një studim që tregon se reduktime të konsiderueshme në emetimet e gazrave të veturave mund të arrihen nëse më shumë shoferë përdorin mënyrat e drejtimit Eco ose EV në automjetet e tyre.

Ndërsa modalitetin Eco drive e ka çdo veturë e re në treg, modaliteti i drejtimit EV i referohet hibrideve plug-in të Toyota-s, të cilat kanë bateri mjaftueshëm të mëdha për udhëtime të shkurtra me energji elektrike, transmeton Telegrafi.


Toyota pretendon se një mënyrë e tillë drejtimi sjell shumë përparësi. Hulumtimi përfshiu punonjësit e Toyota-s dhe anëtarët e familjes së tyre të cilët vozitën më shumë se 600 mijë kilometra në modalitetin Eco ose EV, shkruan CarBuzz.

Reduktimi i emetimeve të gazrave të dëmshme arriti nga pjesëmarrësit në hulumtim, duke kursyer 19,270 litra benzinë ​​dhe nga Toyota deklaruan se reduktimi i CO2 ishte i barabartë me 748 pemë që thithnin karbonin gjatë 10 viteve. Me fjalë të tjera, u kursyen 45.235.623 gram gaze serrë.

Përdorimi i mënyrës Eco të funksionimit në modelin pa sistemin hibrid ka përparësitë më të rëndësishme, me një reduktim të emetimeve të gazrave të dëmshme me 26 për qind. Në modelin hibrid, ulja është 4 për qind, sepse automjeti tashmë funksionon me efikasitet në modalitetin bazë të drejtimit.

“Ne kemi aftësinë të përdorim të dhëna për të fuqizuar konsumatorët për të bërë një ndryshim”, tha shefi i teknologjisë së Toyota Connected në Amerikën e Veriut, Brian Kursar.

“Ne e dimë se ka miliona automjete Toyota dhe Lexus në mbarë botën. Nëse të gjithë do të vozisin në modalitetin Eco, kjo mund të ndihmojë ndjeshëm në reduktimin e emetimeve tona kolektive të CO2”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes

Auto
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Njihuni me modelin i16 nga BMW prodhimi i të cilit është anuluar shkaku i pandemisë Covid

Njihuni me modelin i16 nga BMW prodhimi i të cilit është anuluar shkaku i pandemisë Covid

Auto
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje

Auto
Kalo në kategori