LAJMI I FUNDIT:

Maskat e karnavaleve ‘Made in Albania’ të kërkuara në gjithë botën, ato kushtojnë deri në 1,500 euro dhe janë përdorur nga Nicole Kidman dhe Tom Cruise

Maskat e karnavaleve ‘Made in Albania’ të kërkuara në gjithë botën, ato kushtojnë deri në 1,500 euro dhe janë përdorur nga Nicole Kidman dhe Tom Cruise
Foto: AFP Photo/Gent SHKULLAKU

Në një studio artistike në veri të Shqipërisë, artistët pikturojnë me delikatesë dhe zbukurojnë me xhevahire mijëra maska venedikase për t’u shpërndarë nëpër botë, të cilat do të përdorën gjatë sezonit të karnavaleve.

Rreth 50 punëtorë me punën e tyre artizanale, brenda një viti përgatisin rreth 30 mijë maska për eksport, përcjell Telegrafi.


“Në fillim çdo maskë është një mister, ju duhet të jeni të durueshëm për ta bërë atë, por duhet të prisni që ta shihni produktin përfundimtar”, shpjegon artistja 41-vjeçare, Nora Gjonaj, që punon për më shumë se dy dekada në fabrikën e Maskave Artistike.

Forma e maskave ndryshon nga lloji i veshjeve, të cilat fillojmë nga më e thjeshta që mbulojnë vetëm sytë deri të ato që përdorët për zbukurimin e kokës. Kostoja e një maske fillon nga 20 euro deri 1,500 euro.

Deri sa shumica e këtyre maskave janë të destinuara për tregun e Venedikut – karnavali i sivjetshëm është anuluar për shkak të shpërthimit të epidemisë së Coronavirusit – pjesa tjetër e tyre dërgohen në 40 vende të tjera, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australinë.

Gjithashtu, kompania merr porosi gjatë gjithë vitit nga ata që marrin pjesë në ballo të maskave si dhe nga kineastët. Ku për shembull, Nicole Kidman dhe Tom Cruise kishin të veshur një nga këto maska në filim “Eyes Wide Shut”.

Kjo studio artistike u themelua në vitin 1997 nga Edmond Angoni, një shqiptar 64-vjeçar që punonte në Itali, para se të kthehet në Shkodër për ta hapur dyqanin e tij.

“Çdo maskë ka bukurinë, magjinë dhe misterin e vet. Ne i kushtojmë shumë vëmendje anës artistike të maskave, duke i trajtuar ato me pasion dhe dashuri si vepra arti”, i tha ai AFP-së, përcjell Telegrafi.

Vendi i ekspozitës së maskave po bëhet tërheqës për turistët, ku ata mund t’i shohin ato të zbukuruara me ar, argjend, diamante dhe perla.

Po ashtu, vizitorët e interesuar mund të blejnë një maskë apo të kontribuojnë me nga tre euro që dhurohen në hyrje të ekspozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori