LAJMI I FUNDIT:

Me maska kundër coronavirusit, plaçkitën një shtëpi – autoritetet burgosin dy hajdutët në Angli

Me maska kundër coronavirusit, plaçkitën një shtëpi – autoritetet burgosin dy hajdutët në Angli

Dy hajdutë me maska të coronavirusit të cilët plaçkitën një shtëpi në Angli, janë burgosur nga autoritetet britanike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Raymond Ward, 27-vjeçar dhe Marcus McKenzie, 30 vjeç, e thyen dritaren me anë të një leve për të plaçkitur shtëpinë e synuar.


Bëhet e ditur se e gjithë ngjarja kishte ndodhur më 28 korrik të këtij viti.

Hajdutët vodhën syze dielli, ndriçim diellor dhe një biçikletë e cila kushtonte 200 funte.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Nottingham, ndërsa familja ishte në gjumë në katin e sipërm kur edhe ndodhi plaçkitja.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, dy hajdutët të cilit mbanin maska mbrojtëse kundër coronavirusit, hyjnë tinz nga kopshti i pasëm i shtëpisë. /Telegrafi/