LAJMI I FUNDIT:

Maska e fytyrës së LG-së me bateri do të “bëjë që ju të merrni frymë më lehtë”

Maska e fytyrës së LG-së me bateri do të “bëjë që ju të merrni frymë më lehtë”

Teknologjia është këtu për të na shpëtuar nga COVID-19!

Me çdo person të përgjegjshëm, që ka një maskë në fytyrën e tij, duket e pashmangshme që shprehja “teknologji e veshur” së shpejti do të përfshijë rregullisht maska ​​tepër të komplikuara për fytyrën.


Dhe një nga kompanitë e para të mëdha të teknologjisë që i ka hyrë kësaj fushe është LG, transmeton Telegrafi.

“LG PuriCare Wearable Air Purifier” është një maskë me bateri të cilën kompania thotë se do të “furnizojë me ajër të pastër”.

Maska me të vërtetë është një pastrues i vogël i ajrit dhe përmban një filtër HEPA.

Filtrat duhet të sinkronizohen automatikisht me frymëmarrjen tuaj, ata shpejtohen kur thithni dhe ngadalësohen kur nxjerrni frymën, gjë që LG thotë se do të “bëjë frymëmarrjen tuaj pa mundim”.

Maska duket absolutisht e madhe në foto.

LG thotë që ju mund të “vishni maskën për orë të tëra”, dhe që bateria e saj 820mAh është e vlefshme për “tetë orë punë”.

Nuk ka asnjë informatë se sa peshon.

Gjithashtu nuk dihet ende për çmimin e maskës nga LG. /Telegrafi/