LAJMI I FUNDIT:

MAShTI: Provimi i Maturës do të mbahet më 26 qershor

MAShTI: Provimi i Maturës do të mbahet më 26 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se provimi shtetëror i Maturës do të mbahet më 26 qershor 2021.

“Me kërkesë të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), konkretisht shkollave, për shkak të afatit të shkurtër të paraqitjes së provimit për arsye se ka pasur lëvizje të kalendarit shkollor, është vendosur që Provimi i Maturës të shtyhet, pra të mbahet më 26 qershor 2021.


Si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila ka reflektuar në shumë dimensione në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2020/2021, si dhe në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, Provimi i Maturës do të mbahet brenda një dite”, thuhet në njoftim.

Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MAShTI mbeten të përkushtuar që Provimi Shtetëror i Maturës të realizohet konform kritereve dhe standardeve të përcaktuara me ligj.

“MAShTI fton të gjitha institucionet përkatëse, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë në nivel të detyrës dhe të ndërmerren të gjitha masat duke mundësuar një proces të drejtë, korrekt dhe të besueshëm. Bazuar në rekomandimet e Komisionit, paraqitja e Provimit të Maturës do të bëhet nga data 7 deri më 15 qershor 2021. Publikimi i rezultateve të Provimit të Maturës do të bëhet më datën 5 korrik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori