Njohja e diplomave universitare mes Kosovës dhe Serbisë ende mbetet e pazbatueshme nga të dyja palët, ndonëse Kosova për 5 vite ka njohur 1 mijë e 800 diploma të palës tjetër.
Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) thonë se janë duke përpjekje që në nivel regjional të arrijnë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Por zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se është delegacioni i Serbisë që ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, gjë që nuk përbën zgjidhje.
Pupovci në një konferencë për medie lidhur me aktivitetet e zhvilluara përgjatë dy javëve të fundit tha se Qeveria e Kosovës është në fazën e marrjes së një vendimi se si do të veprohet në të ardhmen.
“Për këtë ekziston një marrëveshje e vitit 2012 (nëse nuk gaboj) dhe kjo marrëveshje ka vite që nuk zbatohet sepse përfshinë në vete edhe palën e tretë, Asociacionin e universiteteve evropiane, i cili thjesht është tërhequr nga roli i vet dhe nuk pranon më që t’i certifikojë diplomat e njërës palë për nostrifikim të palës tjetër, prandaj edhe procesi ka mbetur peng i mungesës së palës së tretë.
Jemi duke bërë përpjekje që në nivel regjional të arrijmë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, por këtu më duhet të them se delegacioni i Serbisë në këto negociata ka insistuar që në raportin Kosovë – Serbi të zbatohet marrëveshja e Brukselit, që na sjellë në situatën kur faktikisht diplomat nuk mund të njiheshin, dhe nuk kishte asnjë kuptim që të lidhej një marrëveshje e tillë, aq më parë kur nuk kemi problem njohjen e diplomave me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipëri”, tha ai, raporton Kp.
Pupopvci në këtë konferencë foli edhe për prioritetet e MAShT-it dhe planet strategjike.
“Kur flasim për prioritetet, kisha dashur me u fokusu e ato janë: rritja domethënëse të pjesëmarrjes në edukimin e hershëm dhe përfshirjes në arsim përmes ndërtimit të çerdheve të reja dhe adaptimit të infrastrukturës ekzistuese, licencimit të mësimdhënësve, përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore, digjitalizimit dhe rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare; përmirësimin e cilësisë së arsimit… Në fushën e arsimit profesional, prioritet është përputhja e programeve në arsim profesional dhe në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës dhe përmbushja e standardeve të cilësisë, duke e mbështetur punën praktike”, tha Pupovci.
Zëvendësministri ka përmendur edhe njëherë pagesën e 32 zyrtarëve të nacionalitetit serbë, për të cilët, javën që shkoi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave ka thënë se t’iu pezullohen pagat.
Sipas tij, pagat e tyre për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të njëjtit të paraqiten te punëdhënësi dhe t’i pranojnë detyrat e tyre të punës ose të deklarohen se a dëshirojnë të punojnë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre