LAJMI I FUNDIT:

MAShTI i gatshëm për mësim online

MAShTI i gatshëm për mësim online
Foto: Arkiv

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci në konferencë për media ka deklaruar se numri i fëmijëve të vaksinuar është shumë i vogël, ndërsa theksoi se janë të gatshëm që edhe këtë vit të mbahet mësim online.

Ai u bëri thirrje edhe njëherë të gjithë nxënësve mbi 12 vjeç që të vaksinohen sepse në këtë formë kontribuojnë që institucionet arsimore të mbetën të hapura.


“Edhe këtë vit jemi të gatshëm që mësimi të zhvillohet online nëse ka nevojë. Që nga dita e parë përmes transmetuesit publik emetohen video-mësimet sipas plan programeve prej klasave 1-9 varësisht faktit se a i shfrytëzon apo jo dikush në këto momente, gjithnjë mund të ndodhë që ndonjë shkollë të ketë nevojë të kalojë online. Pastaj të njëjtat video-mësime janë edhe në kanalin zyrtar të MAShT-it në Youtube, si dhe në platformën mësimore shkolla.org, e cila po ashtu mund të përdoret për zhvillimin e mësimit në kohë reale”, ka thënë Pupovci.

Më tej, ai tha se nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e fëmijëve të vaksinuar, por nga informatat përmes shkollave thuhet se ky numër është i vogël.

“Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt nga pasojat e infeksionit, nëse jo edhe nga vet infeksioni. Shkallën e vaksinimit në mesin e mësimdhënësve e kemi të lakmueshme, diku rreth 95 %.

Por, kjo nuk mund të thuhet edhe për nxënësit, studentët si dhe komunitetin në përgjithësi. Edhe pse shkalla e vaksinimit në Kosovë është më mirë sesa në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Shfrytëzoj rastin që në emër të Ministrisë së Arsimit t’ju ftoj edhe një herë të gjithë nxënësit 12 vjeç e më sipër, studentët dhe familjarët e tyre të vaksinohen sepse në këtë formë kontribuojnë që institucionet arsimore të mbetën të hapura”, ka thënë ai.

Pupovci ka folur edhe për punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta. Sipas tij, punësimi i tyre do të bëhet në tre muajt e parë të këtij viti.

“Plani është që punësimi i tyre të bëhet gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Për këtë qëllim, ministria i ka njoftuar ditën e djeshme drejtoritë komunale të arsimit për procedurat që duhet të zbatojnë në rastin e punësimit, sepse ata do të punësohen nga drejtoritë komunale.

Po ashtu do të ushtrojmë edhe një lloj të monitorimit në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të Financave që të sigurohemi se ky proces po kryhet ashtu siç është planifikuar.

Është me rëndësi që këta persona të punësohen dhe të shpërndahen nëpër shkolla në atë mënyrë që të përmbushin kushtet dhe nevojat e fëmijëve që i takojnë kësaj kategorie”, ka deklaruar ai.

Sipas Pupovci, plani i qeverisë mbetet që çdo vit të punësohen nga 100 asistentë dhe se ndarja e tyre në komuna është bërë përmes grantit specifik të arsimit.

Në konferencën e sotme, Pupovci ka deklaruar se gjatë kësaj jave është konstituar Këshilli Kombëtar i Shkencës, i cili ishte emëruar vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori