Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë në promovimin e Udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve në internet “Udhëtimi nëpër internet”, në kuadër të shënimit të 27 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Ky Udhëzues është material edukativo-arsimor i dedikuar për nxënësit e klasave 3-5.
Ministri Bajrami, me këtë rast është shprehur se, ndjehet mirë që sot ka rastin të promovojë një doracak që i dedikohet shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijëve tanë, e që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga përmbajtjet e panevojshme, në rrugëtimin e tyre në internet.
Ministri Bajrami vlerësoi se, rreziqet që sjellë përdorimi i internetit janë shqetësim global, duke ditur se po jetojmë në kohën e promovimit të teknologjive të reja dhe të mësimit digjital, ku fëmijët kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe interneti po shndërrohet në mjet mësimor.
“Përmes internetit, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës mendon të realizojë projektin e shkollave digjitale. Kalimi nga shkolla klasike në një shkollë digjitale dhe moderne do të bëhet me një tranzicion të kujdesshëm. Ministria e Arsimit do të krijojë edhe mekanizma mbrojtës, sidomos nga viti i ardhshëm kur ne do të promovojmë edhe e-portalin. Ne do të kujdesemi që dritarja e parë e udhëtimit në internet të jetë e mbrojtur dhe të ofrojë një edukim pozitiv, në mënyrë që interneti vërtetë të jetë një mjet mësimor për edukim pozitiv”, është shprehur ministri Bajrami.
Ministri Bajrami tha se, përmes këtij doracaku që MAShT po promovon sot, tregohet mënyra më e mirë se si të udhëtojmë në botën e internetit, në botën e mediave dhe teknologjive bashkëkohore, në mënyrë që kjo të rezultojë me një mësimdhënie më cilësore, më argëtuese dhe me një kreativitet tek të rinjtë.
Ministri Bajrami ka folur edhe për Strategjinë për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku një segment i veçantë do t’i kushtohet kësaj çështje, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit prind- mësimdhënës, sa i përket mbrojtjes dhe efekteve anësore të internetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'