MASH: Shkallë e lartë e realizimit të investimeve kapitale të parashikuara në vitin 2022
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) thotë se i realizoi të gjitha investimet kapitale të cilat në përputhje me planin investues duhej të përfundojnë në vitin 2022.
Nga MASH thonë se kanë realizuar kushte të përmirësuara për mësim për një numër të madh të nxënësve nga të gjitha rajonet në vend, sepse siç thonë, MASH mbështet dhe zbaton politika të trajtimit të barabartë dhe investimeve në të gjitha mjediset rurale dhe urbane ku ka nevojë për investime në interes të mësimdhënies më të mirë të nxënësve dhe kushteve për punë për mësimdhënësit.
“Me shkollë të re u bënë nxënësit nga Leshnica e Poshtme e Komunës së Zhelinës, si dhe nga Bllaca e Poshtme nga Komuna e Çuçer Sandevës, ku në fakt u zgjidh një problem shumëvjeçar. Deri para pak kohësh nxënësit e këtij vendbanimi ku nuk kishte fare shkollë mësimin e ndiqnin në shkollën më të afërt duke kaluar kufirin me Kosovën. Është pothuajse gati ndërtimi i hapësirave shtesë, gjegjësisht këndit të shkollës fillore “Tihomir Milloshevski” f. Volkovë në Komunën e Gjorçe Petrovit, si dhe ndërtimi i këndit të Shkollës Fillore “Dimitar Berovski” në lagjen Hrom në Komunën e Gjorçes, Ministria ka rikonstruktuar edhe objektin qendror të SHF “Dimitar Berovski”, i cili ka marrë fasadë të re, zdrukthtari të brendshme, tualete të reja, si dhe tualet për nxënësit me nevoja të veçanta”.
Janë përmirësuar dukshëm edhe kushtet në disa shkolla në Kumanovë, gjegjësisht janë rikonstruktuar objektet e SHF “Karposh” në Umin Doll dhe Lubodrag, si dhe objekti i Shkollës së Mesme “Pero Nakov”. Së shpejti përfundon rikonstruksioni i fasadës së SHF “11 Tetori”, ndërsa vitin e ardhshëm planifikohet ndërtimi i objektit të ri për Gjimnazin “Sami Frashëri”, si dhe rikonstruksioni i çatisë së Shkolës Fillore “Braqa Milladinovci “dhe “Kërste Petkov Misirkov””, thonë nga MASH.
Më tej shtojnë se investime të mëdha janë bërë edhe në Komunën e Kavadarit, përkatësisht në objektet e SHF “Strasho Pinxhur” në qytet dhe në fshatin Vozarcë, objektin e Shkollës Fillore “Dimkata Angelov Gaberot” dhe shkollat e mesme “Taki Daskalo” dhe “Kiro Spandxhov Bërko”.
“Të gjithë nxënësit dhe mësidhënësit meritojnë proces arsimor bashkëkohorë, i cili nënkupton jo vetëm përmirësimin e planeve mësimore dhe programeve, por edhe përmirësimin e kushteve në të cilat zhvillohet mësimi. Investimet në arsim vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm, ku janë planifikuar rreth 1,2 miliardë denarë për infrastrukturën arsimore”, thonë nga MASH.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Demantohen mediat serbe, Policia: Dy të persona në Leposaviq u gjobitën për prishje të rendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes