MASH: Fillon projekti i ri për përforcimin e kapaciteteve demokratike të nxënësve
Në konferencën me temën “Edukimi për kulturën demokratike – nga politika në praktikë”, sot filloi implementimi i projektit të ri “Arsim cilësor për të gjithë”, qëllimi i të cilit është përforcimi i kapaciteteve demokratike të nxënësve, të zbatuar nga Këshilli i Evropës me mjete financiare të siguruara nga qeveria gjermane, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në fjalimin e tij hyrës, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri shprehu mbështetjen dhe uroi suksese në realizimin e aktiviteteve të planifikuara.
“Qëllimet e projektit plotësisht përputhen me vizionin e Qeverisë për ndërtimin e sistemit arsimor, i cili do të krijojë individë me kapacitete të zhvilluara demokratike, të cilët do të dinë të respektojnë diversitetin, të jenë tolerantë, jo të dhunshëm dhe të tejkalojnë sfidat në mënyrë paqësore. Këto në fakt janë edhe qëllimet e Strategjisë së Arsimit 2018-2025, e cila po zbatohet me ritme të plota. Një pjesë e mirë e këtij dokumenti strategjik ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e demokracisë në shkolla dhe në këtë drejtim ne kemi realizuar aktivitete të shumta deri më tani”, tha Shaqiri.
Ministri rikujtoj se në shkollat fillore dhe të mesme tek ne eksiston lëndë e veçantë mësimore – arsim qytetar, sipas së cilës nxënësit marrin njohuri për parimet demokratike dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Theksoi dhe se Koncepti i ri për arsimin fillor, i miratuar në vitin 2021, promovon multikulturalizmin, inkluzionin, ndjeshmërinë gjinore etj.
“Në bazë të Konceptit janë përpunuar 8 standarde nacionale për arritjet e nxënësve, sipas kornizës evropiane të standardeve që bazohen në kompetencat kyçe për të mësuarit të përjetshëm nga korniza referuese evropiane, dhe një nga ato standarde titullohet – shoqëria dhe kultura demokratike. Kjo do të thotë se pas përfundimit të arsimit fillor, nga nxënësit pritet të fitojnë kompetenca për t’u sjellë me përgjegjësi, në mënyrë demokratike dhe për t’u motivuar dhe përfshirë në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe qytetare”, shtoi ministri.
Siç informoi MASH, Shaqiri vlerësoi se projekti vjen në kohën e duhur, kur vendi i përshpejton ritmet për t’u bërë anëtar i familjes së madhe evropiane dhe nga vend në zhvillim, për t’u trajtuar si vend i zhvilluar, ndër të tjera me kapacitete të mëdha demokratike.
“Është mirë që sot do të dëgjojmë përvoja, sugjerime dhe rekomandime të shumta. Pres që nga debati të dalin konkluzione konkrete, të cilat mund të jenë pjesë e politikave nacionale në të ardhmen”, tha ministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore