Maserati ka zbuluar zyrtarisht veturën e parë elektrike të garave në historinë e saj, dhe në fakt është një veturë që do të konkurrojë në Formula E.
Vetura njëvendëshe e quajtur Tipo Folgore u prezantua në një event special të organizuar në rrugët e Modena-s, shtëpia e Maseratit. Debutimi në Formula E vjen 96 vjet pas veturës së parë me një vend të Maserati, Tipo 26 që fitoi klasën në Targa Florio të vitit 1926 me Alfieri Maserati në timon.
Vetura është e kaltër me vija të bardha, mbishkrimin Maserati dhe logon e kompanisë, ndërsa anash ka edhe sponsorët dhe ngjyrat e flamurit italian. Linja e pilotëve përbëhet nga Maximilian Gunther dhe Edoardo Mortara, të cilët mbërritën në Formula E respektivisht në 2017 dhe 2018.
Ashtu si të gjitha veturat e tjera të Formula E Gen3 që debutojnë këtë sezon, Tipo Folgore e Maserati do të fuqizohet nga motorë elektrikë që zhvillojnë 470 kuaj/fuqi dhe lejojnë një shpejtësi maksimale prej 322 km/h. Pavarësisht fuqisë më të madhe, makina e re do të peshojë 840 kg, pra 60 kg më pak se paraardhësi i saj.
Bateria më e vogël mundësohet nga rigjenerimi i përmirësuar i energjisë. Rigjenerimi maksimal është 600 kW. Frenat e pasme hidraulike janë zëvendësuar me frena rigjeneruese dhe rreth 40 për qind e energjisë së përdorur gjatë garës do të gjenerohet nga frenimi.
Veturat Gen3 janë bërë nga karboni i ricikluar, gjë që redukton gjurmën e tyre të karbonit me 10 për qind.
Sezoni i nëntë i Formula E do të zhvillohet vitin e ardhshëm dhe shtatë prodhues veturash janë regjistruar, duke përfshirë DS Automobiles, Jaguar, Mahindra Racing, Maserati, NIO 333, Nissan dhe Porsche AG.
Maserati planifikon të përdorë teknologjinë, softuerin dhe përvojën nga pistat e Formula E për makinat Folgore në rrugë.
Testet parasezonale do të zhvillohen në Valencia dhe sezoni fillon më 14 janar në pistën Autodromo Hermanos Rodriguez në Meksikë. Ky do të jetë gjithashtu sezoni më i gjatë në historinë e Formula E pasi do të ketë 17 gara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Vetura e parë e Aston Martin DB12 u shit për 1.6 milion dollarë

Pamje që tregojnë pasojat kur pronari la një palë syze "të ekspozuara ndaj diellit" në një makinë në Angli

Më 7 qershor lansohet Volvo EX30

Stoltenberg: Dhuna në Kosovë i vë në rrezik aspiratat euroatlantike

Honda prezanton aeroplanin HondaJet Elite II me një kabinë luksoze dhe një sistem automatik uljeje

Lansimi i Tesla Roadster shtyhet të paktën deri në fund të vitit 2024

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite