LAJMI I FUNDIT:

Maserati MC20 paketon performancë më të madhe me përditësimin DMC

Maserati MC20 paketon performancë më të madhe me përditësimin DMC

Specialisti gjerman i tregjeve shtesë DMC ka një set të ri të përditësimeve në dispozicion për super-veturën e Maserati MC20.

Nuk është një përmirësim i madh, por përmirëson pamjet vizuale të makinës dhe rregullon sistemin e fuqisë, duke prodhuar më shumë kuaj-fuqi dhe çift rrotullues sesa varianti i thjeshtë.


Është një përditësim delikat dhe sportiv i cili ndihmon modelin e ri që të dallohet modelet e tjera të MC20, transmeton Telegrafi.

Vizualisht, super-vetura e merr një karroceri të re DMC. Në pjesën e përparme, kompleti përfshinë parafango të rinj me ajrim të ngjashëm me GT3, raporton Motor1.

Gjithashtu merr një grilë të radiatorit me fibra karboni, pragje anësore të reja, dhe vrima hyrëse-dalëse shtesë në mënyrë që ta ndihmojë rregullimin e temperaturës së dhomës së motorit.

Në pjesën e pasme, krahu i madh i pasmë me fibër karboni DMC tërheq më shumë vëmendjen dhe ka këmbë të bëra nga alumini i farkëtuar.

Pjesa e pasme gjithashtu ka pak fibër karboni me një platformë të re të pasme dhe një shtresë difuzioni. Është një përditësim delikat që i jep super-veturës së hijshme një pamje garuese.

DMC gjithashtu përditëson edhe sistemin e fuqisë së veturës, motorin e dyfishtë V6 3.0 litërsh Nettuno me turbo mbushje.

Varianti në dispozicion ka621 kuaj fuqi dhe ka çift rrotullues prej 729 njuton-metra, por një ECU i freskët, një filtër i ri ajri dhe një sistem shkarkimi sportiv e rrisin fuqinë e tij në 705 kuaj fuqi dhe çift rrotullues me 875 njuton-metra. /Telegrafi/