LAJMI I FUNDIT:

“Masazhi 2019”, mbyllen 22 lokale masazhi dhe vë në pranga 9 persona

“Masazhi 2019”, mbyllen 22 lokale masazhi dhe vë në pranga 9 persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”.

“Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.


Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë:

• Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.
• Janë legjitimuar 211 punëtorë/e (180-F dhe 31-M)
• Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)
• Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.
• Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).
• Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale.

Në vitin 2019 DHTQNJ-ja ka identifikuar 3 raste të ‘mundësimit në prostitucion’ si arrestimin e gjithsej 11 personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës nëpërmes drejtorisë kompetente do të vazhdojë me realizimin e operacioneve të tilla edhe në lokacione tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori