LAJMI I FUNDIT:

​Masat e BE-së dhe agresioni në veri “trembin” investitorët e huaj

​Masat e BE-së dhe agresioni në veri “trembin” investitorët e huaj
Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se tre muaj kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Këto masa po ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik, duke shënuar rënie të investimeve të huaja në vend.

Por edhe sulmi fundit nga agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator në Banjskë, ka ndikuar te investimet e huaja në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulëzim Rafuna thotë për KosovaPress, se të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në veri të vendit, kanë ndikuar tek investimet e reja në Kosovë.


Rafuna derisa thotë se duhet që të dërgohen sa më shumë mesazhe që Kosova është një vend i sigurt për të investuar, ndërsa shton se Qeveria duhet të marrë më shumë veprime në freskimin e politikave fiskale.

“Pas sulmit terrorist që kishim më 24 shtator, që fatkeqësisht patëm një humbje të jetës së policit tonë që ra hero, e që situata u menaxhua shumë mirë nga PK. Padyshim se të gjitha këto ngjarje nuk janë imazhe të mira, të investitorët paraqesin një hezitim për të ardhë të investojnë në Kosovë, për shkak situatës së krijuar dhe për shkak paraqitjes mediale jo vetëm në Kosovë, rajon, Evropë por edhe në mediat botërore, ku investitorët hezitojnë me ardhë, dhe e kanë atë periudhën që presin që situata të qetësohet…

Në këtë periudhe kohore, ne nuk mund të presim investime, edhe pse Kosova ka një ambient të mirë të të bërit biznes, duke filluar nga infrastruktura. Duhen më shumë të merren veprime, sidomos në freskimin e politikave fiskale, por edhe në fushën e arsimit, shëndetësi, sundimin e ligjit”, thotë Rafuna.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

“Ka shumë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, për arsyeje se imazhi jonë është e gjitha për shkak tensioneve, dhe ne nuk kemi kohë që të presim që mënyrë të natyrshme, pas një apo dy vite të qetësohet situata dhe të vijnë investitorët. Duhet me urgjencë të merren hapa për të ndryshuar imazhin e vendit tonë, për të përçuar mesazhe të mira”, shton Rafuna.

Se po bie imazhi i Kosovës nga masat e BE-së dhe sulmet në veri, e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Sipas tij, bizneset e huaja po hezitojnë të vijnë të investojnë në Kosovë nga situata e fundit në veri të vendit.

Edhe njohësi për çështje të ekonomisë, Safet Gërxhaliu vlerëson se masat e vëna nga Bashkimi Evropian, po e dëmtojnë Kosovën në çdo aspekt.

“Më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës në këto vitet e pasluftës janë këto masa nga BE. Nuk dua të paragjykoj fajtorin, mirëpo vet fakti se masa të tilla ka pasur Serbia, ka Rusia, Bjellorusia, Irani, dhe në atë rang futet edhe Kosova, është dënimi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomikë, politikë, gjeostrategjik por edhe emocional …

Këto masa e dëmtojnë Kosovën në aspektin politik, në ngadalësimin e proceseve integruese, ekonomikë, sepse askush nuk do të vijë të investojë në një shtet i cili është nën masa të BE-së, dhe vet fakti që në Kosovë nuk kemi investime të huaja, por edhe bizneset kosovare po ikin dhe po investojnë në vendet tjera evropiane, është mjerimi më i madh. Prandaj, stabiliteti politik Kosovës i duhet si kurrë më parë”, thotë Gërxhaliu.

Edhe investimet e huaja direkte në tre mujorin e dytë 2023, kanë shënuar rënie prej 12.5 për qind në Kosovë. Sipas raportit “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë TM2 2023”, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) thuhet se investimet e huaja direkte në periudhën prill-qershor 2023, rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 për qind, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Fafa Resort
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Ekonomi
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Ekonomi
Kalo në kategori