LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja kundër COVID-19, pamje të lokaleve të zbrazura

Masat e reja kundër COVID-19, pamje të lokaleve të zbrazura

Tashmë kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim për vendosjen e masave, duke ndaluar veprimtarinë e qendrave tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë marketet ushqimore, farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill.


Me masat e reja, po ashtu ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve.

Vendimi thotë që shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, ndërsa marketet e mbyllura ushqimore obligohen që të përcaktojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 metra katrorë.

Pas vendosjes së këtyre masave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i bizneseve.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave ndaj disa aktiviteteve biznisore ishte i ngutshëm.

“Vendimi ka qenë i ngutshëm. Ne do t’i presim këto ditë të kufizimit, por me kusht që pas kësaj të lirohen komplet bizneset hoteliere e turistike për arsye se është dëshmuar se nuk ka qenë vatër e pandemisë”, thotw Sogojeva.

Sipas vendimit, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklizmit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje. /Telegrafi/