LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti-COVID, gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

Masat e reja anti-COVID, gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka ftuar gastronomët që nesër të protestojnë kundër masave të reja kundër coronavirusit.

Kllokoqi ka njoftuar se protesta do të zhvillohet para Qeverisë, në ora 21:30, transmeton Telegrafi.


“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!  Kundërshtojmë masat duke e ruajt shëndetin publik”, ka thënë ai.

Lehtësohen masat anti-COVID, zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë - gastronomia do të punojë deri në orën 23:00
Lexo po ashtu Lehtësohen masat anti-COVID, zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë - gastronomia do të punojë deri në orën 23:00

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID.

Qeveria ka vendosur që të zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

Po ashtu, sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse bartja e maskave mbetet obligative.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori