Mesazhet e Mohamed Lahouaiej, autorit të masakrës në Nisë janë shpërndarë disa herë pasi u publikuan nga policia.

Terroristi që me kamion që vrau 84 persona në Nice të Francës, Ditën e Bastijes, ka dërguar disa mesazhe nga telefoni i tij vetëm disa orë para se të niste sulmin e tmerrshëm.

“Sillni më shumë armë..sillni deri në 5”, shkruhet në një nga mesazhet e autorit sipas mediave franceze, që citojnë burimet hetimore, transmeton syri.

Një mesazh tjetër i autorit të sulmit të Nice shkruan: “Gjithçka është në rregull. I kam pajisjet”.