LAJMI I FUNDIT:

“Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar’”

“Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar’”

Një ndër plagët më të mëdha, të përgjakshme, por edhe më të pabesa që është kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, është. Për këtë masakër të projektuar dhe të realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajt mars dhe prill 1945, studiuesi Uran Butka sjell dokumente edhe nga arkivat e huaja.

“Në përvjetorin e Masakrës së Tivarit me përmasa ballkanike përurojmë librin ‘Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar’, një botim i ri, sepse pas përvojave të deritanishme të mia gjatë këtyre 25 vjetëve, sot u jepet lexuesve e vërteta e plotë e bazuar mbi dokumente të reja, mbi arkivin e Shqipërisë, mbi arkivat jugosllave, dokumenteve nga arkivat britanike, amerikane edhe të Kosovës”, tha Butka.


Nuk mungojnë as 30 intervista me të mbijetuar të masakrës dhe listat e njerëzve të vrarë, për të cilët nuk flitet akoma nga shtetet përkatëse.

“Një nga arsyet e këtij botimi është që të zbulohet e vërteta, nga të gjitha shtetet, që për arsye politike e kanë fshehur. Duke zbuluar të vërtetën ne vlerësojmë edhe historikisht këtë ngjarje edhe dënohen edhe masakrat, që mos të përsëriten më kurrë. Masakra e Tivarit u projektua nga shteti komunist jugosllav, por edhe nga Ministria e Brendshme komuniste shqiptare. Kolonat me 13 mijë shqiptarë të kalonin nëpër Shqipëri edhe të vriteshin nga shqiptarët edhe regjimi komunist në tokën shqiptare. Kam treguar me fakte, me dokumentet, pjesëmarrjen e brigadave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, që shkuan atje, duke u thirrur nga Titoja që u vunë për të shtypur revoltat e shqiptare, por edhe për të bërë edhe projektin edhe qëllimin e Çubriloviqit që t’i zhdukim shqiptarët nga Kosova, që u përsërit edhe në vitin 1999. Ndërhyri NATO-ja ndryshe do të kishte ndodhur në Tivar”, shtoi ai.

Në Tivar u vranë 1560 shqiptarë. Ndërsa, në të gjithë rrugëtimin nëpër Shqipëri u vranë 1000 të tjerë. Këtu është përgjegjësia e shtetit shqiptar.

“Sapo u futën në Kukës nga Prizreni, ata menduan se u çliruan dhe ishin në tokën mëmë, por nja dhjetë kosovarë që u larguan nga kolonat, u vranë nga rojet shqiptare, nga vet shteti komunist shqiptar, që bashkëpunonte me Jugosllavinë, sepse ishte nën hyqin e Jugosllavisë për ta bërë edhe Kosovën edhe Shqipërinë, Republikën e shtatë të Jugosllavisë”, deklaroi Uran Butka. /Shqiptarja/