LAJMI I FUNDIT:

Masa të sigurisë do të vendosen për deputetët britanikë pas vrasjes së Sir David Amess

Masa të sigurisë do të vendosen për deputetët britanikë pas vrasjes së Sir David Amess

Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel, deklaroi sot se masat e sigurisë do të vendosen për deputetët.

Ajo tha se deputetët mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pas vrasjes së deputetit, Sir David Amess, duke shtuar se njerëzit që sulmuan demokracinë nuk do të kenë sukses.


“Të gjitha masat janë vendosur për të siguruar sigurinë e deputetëve në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me detyrat e tyre si anëtarë të zgjedhur demokratikë”, tha Patel.

Kush ishte Sir David Amess, deputeti britanik që u ther për vdekje - Nga mbështetës i BREX-it deri te pasioni për kafshët
Lexo po ashtu Kush ishte Sir David Amess, deputeti britanik që u ther për vdekje - Nga mbështetës i BREX-it deri te pasioni për kafshët

“Ne jetojmë në një shoqëri të hapur, një demokraci. Asnjë individ nuk mund të na frikësojë … të na pengojë të funksionojmë në shërbim të demokracisë sonë të zgjedhur”, tha ajo.

Deputeti britanik nga radhët e Partisë Konservatore, Sir David Amess, u godit me thikë për vdekje dje në një mbledhje të bordit lokal.

Amess përfaqësoi West Southend, Essex, dhe u sulmua në një kishë metodiste në Lee-on-Sea.

Një 25-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasjen e Ames. Sky News raportoi se burri i arrestuar është një shtetas britanik me origjinë somaleze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori