Senatorët në SHBA votojnë për pezullimin e pagave gjatë bllokadës së qeverisë.

Senati amerikan ka miratuar një rezolutë që parashikon pezullimin e pagave të senatorëve gjatë periudhave kur ndodh bllokada e financimit të qeverisë.


Sipas rezolutës, sekretari i Senatit do të ndalojë pagesat për senatorët sa herë që bllokada e financimit prek një ose më shumë agjenci shtetërore.

Pagat do të paguhen më vonë, pasi të rifillojë puna e institucioneve, raporton ap.

Masa synon që edhe vetë ligjvënësit të ndjejnë pasojat financiare të paralizës së punës së qeverisë, e cila në vitet e fundit është shoqëruar me bllokada gjithnjë e më të gjata dhe më të shpeshta.

Rezoluta ka mbështetje të gjerë dypartiake dhe vjen në një kohë kur në SHBA janë shtuar tensionet politike dhe ngërçet rreth miratimit të buxhetit federal. /Telegrafi/