LAJMI I FUNDIT:

Martha Stewart këshillon çka të pini që fyti kurrë të mos ju dhembë

Martha Stewart këshillon çka të pini që fyti kurrë të mos ju dhembë

Ylli televiziv Martha Stewart, shikuesit e shumtë i mëson si ta rregullojnë shtëpinë, si të ushqehen, si të kultivojnë lule dhe si të jetojnë

Stewart, jo rastësisht, është sot një nga ekspertet më të njohura të stilit të jetesës, transmeton Telegrafi.


Në vitin 2008, Martha Stewart ngriti qendrën “Martha Stewart Center for Living”, për të lehtësuar qasjen ndaj kujdesit shëndetësor, ndërsa në vitin 2013, ajo botoi librin e saj “Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm”, një udhëzues praktik për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët.

Ajo, ka ndarë këtë recetë për çaj xhenxhefili, limoni dhe sheqeri të kafenjtë, ilaç i vjetër për dhembjen e fytit dhe gërvishtjet e fytit.

Videoja e Stewart në Instagram ka pasur shumë shikime dhe kryesisht komentet janë pozitive.

Disa kanë dëshiruar që menjëherë ta bëjnë këtë pije, ndërsa disa janë falënderuar që tashmë ky çaj u ka ndihmuar.

Kjo është receta e Marthes:

– 1 copë xhenxhefili të freskët (lëvorja e prerë hollë);
– ¼ e filxhanit sheqer të bardhë apo të kafenjtë;
– 2 limonë (lëvorja e prerë në feta);
– 4 filxhanë ujë

Të gjithë përbërësit qitni në tenxhere dhe lini të vlojnë së paku 30 minuta.

Shërbeni të ngrohtë, të nxehtë apo të ftohtë!

View this post on Instagram

A post shared by Martha Stewart (@marthastewart) on Mar 17, 2020 at 12:45pm PDT

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori