LAJMI I FUNDIT:

“Marshi kosovar”

“Marshi kosovar”

Përgatiti: Aurel Plasari

Pse u ndëshkua, në të vërtetë, poeti Lasgush Poradeci?


“Përgjigjen tuaj e kam patur në zemër peronë, po nolens volens, edhe peronat janë jetë, për mua ishte peronë e veçantë se letra Juaj është e të parit Kosovar shqiptar (domethënë: të parit VULLKAN shqiptar), i cili më kujton me një letër. Jam adhurimtar i Kosovës së KRESHNIKËVE, gjithnjë s’më është ndarë adhurimi, e kam adhurimin REFREN të jetës si dhe të refren të poezisë. E kam thënë refrenin shpesh-herë në poezinë time. Në revistën ‘Kosova’ të Konstancës kam poezinë ‘Marsh kosovar’, Konstancë 1933, revistën e botonte në qytetin Konstancë të Rumanisë mëmëdhetari milioner Mihal Xoxe, pronar i shtypshkronjës ‘Albania’ të Konstancës, i cili botonte në Konstancë edhe gazetën e përjavëshme, të ilustruar me format të madh prej gazete ‘Shqipëria e re’, botoi edhe revistën “Dodona” duke patur si redaktor të ‘Shqipërisë së re’, ‘Kosovës’ dhe ‘Dodonës’ publicistin dhe satirikun Gjergj Bubani, patriot i flaktë prej fshatit Boboshticë të Korçës”.

Nga përgjigjja e Lasgush Poradecit letrës së studiuesit Jakup Ceraja, 3 nëntor 1979.

Këtu edhe një faksimile e “Marshit kosovar”, me titullin domethënës “E fundit mërzitje”, nga revista “Kosova”, Konstancë, 28 maj 1933, e cila përfundon me vargjet:

Liri – a përgjithmonë gjak
Do rrjedhi pas!

Si s’u takova dot, me Kosovën vullkaneshë
Lexo po ashtu Si s’u takova dot, me Kosovën vullkaneshë
Xhirimi ku Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën
Lexo po ashtu Xhirimi ku Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën