LAJMI I FUNDIT:

Marrja e mandatit nga kryetarët e rinj në komuna, Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh që kjo të bëhet dy javë pas certifikimit të rezultateve

Marrja e mandatit nga kryetarët e rinj në komuna, Ligji për vetëqeverisje lokale parasheh që kjo të bëhet dy javë pas certifikimit të rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën ka certifikuar rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 20 nga 21 komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shpalljen e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, ku për këtë komunë është parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me rezultatin e votimit të jashtë Kosovës.


Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, përveç Dragashit
Lexo po ashtu Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, përveç Dragashit

KQZ javë më parë ka certifikuar edhe rezultatet përfundimtare për 38 Kuvendet Komunale që u mbajtën më 17 tetor 2021.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur mund të marrin mandatin 15 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, e kjo bëhet me thirrjen e mbledhjes inauguruese.

Kështu e thekson neni 42 i këtij ligji ku thuhet “Kuvendi i komunës e mban mbledhjen inauguruese brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”, shkruan Telegrafi.

Gjithashtu neni 57 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, tregon se nëse kryetari i zgjedhur dështon ta jap betimin e tij brenda një muaji nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve atëherë i njëjti e humb mandatin.

“Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin”, thuhet në Ligj.

Me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori