Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të implementohet nga tetori i vitit të kaluar. Në fillim ishte pala serbe që e neglizhoi atë, por më pastaj Marrëveshja nuk u zbatua pasi që pala kosovare nuk siguroi ngjitës për ta mbuluar flamurin që gjendet në targë, ashtu siç është precizuar në Marrëveshjen e Brukseli.
Ka kaluar më shumë se një vit prej kur Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të hyjë në fuqi. Në fillim ishte pala serbe ajo që e neglizhoi atë, duke e zvarritur zbatimin e Marrëveshjes nga dita në ditë.
Derisa më vonë njëjtë veproi edhe pala kosovare, pasi që në mungesë të ngjitësve për ta mbyllur flamurin që gjendet në targë të automjeteve Marrëveshja e arritur në Bruksel nuk arriti të zbatohej në praktikë. Gjatë vitit të kaluar ishte e bërë e ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së letërngjitësve, të cilët ishin dashur të siguroheshin nga MPB-ja. Përgjegjësinë mbi MPB-në e kishte hedhur disa herë edhe vetë ish-ministrja Edita Tahiri.
Ndërsa njohës të kësaj çështjeje konsiderojnë se pasi ka kaluar 1 vit kjo marrëveshje është dashur të zbatohet në praktikë, por duke u shpërfillur si e tillë në tërësi ka dëmtuar seriozisht qytetarët. Sipas tyre, institucionet relevante të Kosovës duhet t’i njoftojnë qytetarët se ku janë ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve dhe hapat që po marrin në këtë drejtim, qoftë dhe me elementin e shiritave të bardhë të propozuar për targat.
Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo këta nuk kanë treguar se pse kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim as sot. Megjithëse ka pasur deklarata kundërthënëse nga palët në dialog rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, Marrëveshja për Targat mes Serbisë dhe Kosovës arriti të nënshkruhet në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetarëve të dy shteteve, por edhe një vit pas kjo marrëveshje nuk po zbatohet. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
British American Tobacco investon 100 milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City