LAJMI I FUNDIT:

Funksionalizohet bursa e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri, ambasadori Malaj: Ditë historike

Funksionalizohet bursa e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri, ambasadori Malaj: Ditë historike

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme.

Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e ka cilësuar historike këtë ditë për dy vendet.

“Sot ishte një ditë historike për sektorin e energjisë: u bë funksionalizimi i Bursës Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Malaj në platformën X.

Ambasadori ka thënë se me këtë lidhje funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e fortë.

​Bashkimi i tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri, arritje e rëndësishme për të dyja vendet
Lexo po ashtu ​Bashkimi i tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri, arritje e rëndësishme për të dyja vendet

“Me këtë lidhje, vendet tona gëzojnë një platformë tregtuese që siguron efikasitet, konkurrencë të ndershme dhe transparencë, duke bërë që cilësia e funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e forte”, ka shkruar tutje Malaj.

Kryeministri Kurti tha se falë bashkëpunimit dypalësh, dy vendet kanë mundur të përballojnë krizat energjetike vitet e fundit.

Shqipëria u furnizua me energji të bollshme nga Kosova verën e kaluar dhe qytetarët e bizneset e Kosovës kaluan një dimër më të ngrohtë falë energjisë së marrë nga Shqipëria.

“Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Bashkë për bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik, sinergji e transparencë dhe mjedis të fuqishëm të investimeve të sektorit priva”, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti./Telegrafi/