Marrëveshje për ripranim me shtetet e Beneluksit

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Ri-pranim është bërë me përfaqësuesit e Shteteve të Beneluksit, me ministrin e Luksemburgut për Punë, Punësim dhe Integrim, Nicolas Schmit, me ministrin e Holandës për Imigrim dhe Azil, Geerd Leers dhe me Sekretarin e Shtetit të Belgjikës për Migrim dhe Politika të Azilit, Melchior Wathelet.
“Këto Marrëveshje të nënshkruara, që janë në vazhdimësi të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave, kanë për qëllim parandalimin e migrimit ilegal në shtetet e Beneluksit si dhe liberalizimin e vizave. Deri më tani janë nënshkruar 12 marrëveshje të tilla”, ka thënë Rexhepi.
Gjatë kësaj vizite, ministri Bajram Rexhepi është takuar edhe me përfaqësues të Komitetit për Politika Operacionale të NATO-s në Selinë Qendrore të NATO-s, ku ka bërë një prezantim për gjendjen e sigurisë në Kosovë. /Telegrafi/













































