LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja serbo-ruse në New York, Berisha: Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja serbo-ruse në New York, Berisha: Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë e cila u nënshkrua dy ditë më parë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ai serb Nikolla Selakoviq.

Ish-kryeministri shqiptar shprehet se kjo marrëveshje është një dëshmi e qartë e sjelljes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq e ngjashme me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Berisha me anë të një shkrimi në Facebook e konsideron këtë marrëveshje një kërcënim të ri për Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshja serbo-ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor! Ministri i Jashtëm i Vladimir Putinit, Sergei Lavrov pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur’, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB-së dhe firmosi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ‘Marrëveshjen për Bashkëpunimin në politiken e jashtme’ midis Moskës dhe Beogradit”, shkruan Berisha.

“Kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në rajonin tonë. Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Evropës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton se sa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i madh i Rusisë”, shton ai.

Ai në fund thekson se bashkëpunimi mes Moskës dhe Beogradit tregon se kryeministri Edi Rama është një vasal i Vuçiqit.

“Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politiken e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiqit me mbështetjen e ‘Ballkanit të Hapur’ po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve”, përfundon Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori