LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për marrëveshjen Serbi-Rusi: Duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike

Kurti flet për marrëveshjen Serbi-Rusi: Duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, duke nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Kurti i bëri këto komente derisa ka komentuar deklaratën e Vuçiqit, i cili ka thënë se ka informacione që kryeministri Kurti ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.

“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, tha ai.


Ndryshe, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

Shefi i kabinetit të presidentes ka deklaruar se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet.

“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën.

Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, ka shkruar Vela.

Menjëherë pas marrëveshjes Serbi-Rusi ka reaguar edhe analisti amerikan, Janusz Bugajski, i cili ka thënë se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.

Bugajski në një postim në Twitter ka pyetur pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së.

“Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëzohet aktakuza kundër Trump, Grenell: Tani është radha e Hashim Thaçit

Rrëzohet aktakuza kundër Trump, Grenell: Tani është radha e Hashim Thaçit

Politikë
Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë

Gërmimet arkeologjike në Cernicë të Gjilanit, çojnë drejt zbulimeve të reja historike në Kosovë

Lajme
Kufizimi i orarit të punës për shkak të temperaturave të larta, IKSHPK publikon listen e atyre që duhet punuar vetëm 4 orë

Kufizimi i orarit të punës për shkak të temperaturave të larta, IKSHPK publikon listen e atyre që duhet punuar vetëm 4 orë

Lajme
BE ndan 13 milionë euro për ushtrinë e Shqipërisë

BE ndan 13 milionë euro për ushtrinë e Shqipërisë

Lajme
Tajlanda zgjat programin e heqjes së vizave për 93 vende, ndër to edhe për Kosovën

Tajlanda zgjat programin e heqjes së vizave për 93 vende, ndër to edhe për Kosovën

Lajme
Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë

Zbulohet një altar i kohës romake në Drenicë, gërmimet arkeologjike vazhdojnë

Lajme
Kalo në kategori