LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për 300 qeli burgu në proces të finalizimit, muajt e ardhshëm dërgohet në Kuvend për ratifikim

Marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për 300 qeli burgu në proces të finalizimit, muajt e ardhshëm dërgohet në Kuvend për ratifikim

Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

E pas kësaj në prill të këtij viti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Danimarka, Nick Haekkerup, nënshkruan Traktatin i cili i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër dhe promovimin e sundimit të ligjit.

Për këtë huazim, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro gjatë dekadës së ardhshme.

Ministria e Drejtësisë jep detaje për marrëveshjen me Danimarkën për të burgosurit, Kosova përfiton 210 milionë euro
Lexo po ashtu Ministria e Drejtësisë jep detaje për marrëveshjen me Danimarkën për të burgosurit, Kosova përfiton 210 milionë euro

Lidhur me këtë marrëveshje, nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur për Telegrafin se ekipet e të dy vendeve janë në përfundim të negocimit të aspekteve të marrëveshjes.

“Aktualisht ekipet e dy vendeve janë në përfundim të negocimit të aspekteve të marrëveshjes për financimin e projekteve për investimet në energjinë e ripërtritshme, si dhe projekteve në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka deklaruar Flamur Pireva, këshilltari i ministres Haxhiu.

Flamur Pireva, këshilltari i ministres Albulena Haxhiu

Pireva më tej ka bërë të ditur se kjo marrëveshje pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm.

Për ratifikim e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës nevojiten dy të tretat e votave.

“Kjo marrëveshje do të jetë pjesë e Traktatit gjithëpërfshirës i cili pritet që të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm. Ndërsa, zbatimi i tij parashikohet të fillojë në muajt e parë të vitit 2023”, u shpreh ai.

Tutje këshilltari i ministres Haxhiu, ka bërë të ditur se përmbajtja e Traktatit që është nënshkruar më 26 prill 2022 nuk ka ndryshuar dhe ka mbetur e njëjtë si në ditën kur është nënshkruar.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Danimarkës thuhet se Qeveria e Kosovës do t’i ofroj Mbretërisë së Danimarkës, kapacitetet e burgut, gjegjësisht institucionit korrektues që gjendet në Gjilan për 300 të burgosur, për qëllimin e ekzekutimit të dënimeve daneze dhe do të bëjë rregullimet e nevojshme për çdo lehtësi për të siguruar që ai është në përputhje me ligjet dhe standardet daneze.

300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës
Lexo po ashtu 300 qeli për 210 milionë euro, dokumenti i plotë i marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës

“Qeveria e Danimarkës synon të paguajë një tarifë vjetore për përdorimin e një burgu prej 15,000,000 euro në varësi të numrit të të burgosurve për të cilin objekti është bërë i përshtatshëm në përputhje me rregullat dhe rregulloret daneze, me një tarifë të reduktuar për 12 muajt e parë të vitit përdorimi i burgut si periudhë tranzicioni. Qeveria e Danimarkës synon gjithashtu të paguaj një tarifë fillestare prej 5,000,000 euro për të mbuluar periudhën e tranzicionit derisa burgu të jetë përfunduar dhe plotësuar me personel. Këto tarifa do të mbulojnë të gjitha kostot që lidhen me një marrëveshje të tillë”, thuhet në marrëveshjen mes dy shteteve.

Kujtojmë se së fundmi organizatat ndërkombëtare kanë kundërshtuar këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Danimarkës, pasi që sipas tyre Danimarka është duke ua cenuar të drejtat të burgosurve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori